Ministri Zharku: Autostdradat e Kosovës pa pagesë edhe ne vitin 2017

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, gjatë nji bisede për gazetën “Zëri” thotë se as gjatë vitit 2017, Qeveria e Kosovës nuk asht tue planifikue vendosjen e ndonji takse për shfrytëzimin e autostradës “Ibrahim Rugova”, nga fshati Gjurgjicë, e deri në pikën kufitare në Morinë.

“Së paku deri në fund të vitit 2017 nuk po planifikohet të vendoset ndonji taksë për shfrytëzimin e autostradës. Ta them të drejtën aktualisht nga Gjurgjica e deri në Morinë janë 60 kilometra autostradë, dhe sikur tash ta shpallim nji tender, unë besoj se nuk kemi me pasë ndonji ofertë serioze. Kështu që po presim edhe pak”, ka thanë ministri Zharku për gazetën “Zëri”.

Ai ma tej thotë se gjatë vitit që vjen Qeveria e Kosovës ka me fillue pregaditjet për koncesionimin e autostradës, mbasi që, simbas tij, gjatë vitit 2018 ka me përfundue edhe ndërtimi i autostradës “Arben Xhaferi”, autostradë kjo që lidh Kosovën me Maqedoni.