Ministria e Drejtësisë beson se britanikët kanë me pranue me hetue ‘Rastin Dehari’

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklarue për Gazetën Express se ende nuk kanë marrë përgjigje nga britanikët lidhun me kërkesën e Kosovës që policia “Scotland Yard” me ba nji hetim të ndamë lidhun me vdekjen e anëtarit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

“Ende nuk kemi pranue përgjigje”, ka thanë Hoxha, për Express, të Diellën.

Ajo ka thanë se në ditët në vazhdim kemi me diskutue me Ambasadorin britanik, Ruairí O’Connell, derisa, ajo pret përgjigje pozitive për kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Kryeprokurorit për hetimin e “Rastit Dehari” edhe nga nji palë e tretë.

“Besoj që edhe në kërkesën tonë kemi me gjetë mirëkuptim”, ka shtue ajo.