Ministria e Drejtësisë dhe Shërbimi Korrektues demantojnë VV’n

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka reague ndaj pretendimeve të Lëvzijes Vetëvendosje, se aktivistet e tyne të arrestuem mbi dyshime për terrorizëm, po terrorizohen mbrenda qendrave të paraburgimit në Lipjan.

Në reagim thuhet se, për hir të transparencës, Ministria e Drejtësisë ka ftue Zyrën e Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ’n që të bajnë vizita në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe të verifikojnë gjendjen e të paraburgosunve dhe sjelljet e zyrtarëve korrektues.

Ky asht reagimi i plotë i SHKK dhe Ministrisë së Drejtësisë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, shpreh shqetësimin e thellë për deklaratat dhe akuzat e pabaza të adresuara ndaj zyrtarëve të Shërbimit Korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se nuk ka asnjë “terrorizim” apo sjellje të pahijshme të zyrtarëve korrektues ndaj të paraburgosurve.

Të paraburgosurit nuk “po enden nëpër zyra të ndryshme” siç po pretendon Lëvizja Vetëvendosje, por po dërgohen për ekzaminime të rregullta si pjesë e procedurave të paraburgimit.

Shërbimi Korrektues ka marrë masa shtesë mbikëqyrëse dhe të kujdesit ndaj të paraburgosurve dhe kujdesi i shtuar i zyrtareve korrektues është në funksion të sigurisë së të paraburgosurve dhe asnjëherë nuk ka tendenca keqtrajtimi.

Për hir të transparencës, Ministria e Drejtësisë fton Zyrën e Avokatit të Popullit dhe KMDLNJ-në që të bëjnë vizita në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan dhe të verifikojnë gjendjen e të paraburgosurve dhe sjelljet e zyrtarëve korrektues.

Shërbimi Korrektues i Kosovës