Ministria e Drejtësisë garanton transparencë për obduksionin e Astrit Deharit

Ministria e Drejtësisë po ndjek me vëmendje të veçantë, zhvillimet sa i përket hetimit dhe sqarimit të rrethanave në të cilat humbi jetën i paraburgosuri A.D.

Me qëllim të garantimit të transparencës, në sqarimin e rrethanave të vdekjes së të ndjerit, Ministria e Drejtësisë, njofton opinionin se me vendim të Prokurorisë, asht lejue përfshimja e ekspertit të kërkuem nga familjarët e të ndjerit A.D., në cilësinë e vëzhguesit në procesin e autopsisë.

Aktualisht, ekipi i mjekëve ligjorë, mbetet në pritje të propozimit të emnit të ekspertit nga familjarët e të ndjerit, në mënyrë që të fillojë sa ma parë autopsia dhe të sqarohen zyrtarisht shkaqet e vdekjes.

Ministria e Drejtësisë, kërkon nga të gjitha institucionet e përfshime, në veçanti Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë që procesi të zhvillohet me transparencë të plotë dhe siguron familjarët dhe opinionin se ka me i ndërmarr tana masat që janë në mandatin e Ministrisë për me sigurue transparencë në këtë proces.