Ministria e Drejtësisë njofton se ka përfundue greva në burgun e Prizrenit

Mbas njoftimit të KMDLNJ për përfundimin e grevës së 21 të paraburgosunve në Prizren, edhe Ministria e Drejtësisë e konfirmon këtë informatë.

Përmes nji njoftimi për media të MD, të paraburgosunit i janë kthye normalitetit gjatë drekës tue e marr ushqimin si çdo herë.

“Gjendja aktuale mbrenda kësaj Qendre të Paraburgimit asht stabile dhe të paraburgosunit janë në gjendje të mirë”, shkruen në njoftimin e MD.