Ministria e FSK merr vendim për ushtarët që kryejnë rite fetare gjatë orarit të punës

Ministria e FSK’s ndalon ritet fetare të ushtarëve gjatë orarit të punës

Ministria e FSK’s ka marrë vendim që mos me i lejue ushtarët që të falen gjatë kohës sa ata janë në detyrë. Vendimi vjen mbas nji foto e cila u publikue në rrjetet sociale, ku shiheshin ushtarë me uniforma të ushtrisë derisa faleshin mbrenda objektit të FSK’s.

I menjihershëm ka qenë reagimi i kësaj ministrie. Por, si doket ky vendim ka ngjallë reagime të shumta te ushtarët që kryenin ritet fetare në vendin e punës.

Të paktën kështu doket në nji reagim të Arian Xhezairit, njanit prej ushtarëve që tashma e ka pranue vendimin se i asht ndalue falja në FSK.

Ky asht reagimi i plotë i këtij ushtari të FSK’s:

Të dashtun, sot m’u dha informacioni se komandanti i kazermën së FSK-së në Pomozotin me një vendim të shpejtë ka pezullue t’drejtën e faljes së namazit të Xhumasë për ushtarakët e kësaj kazerme. Për korrektësi, komandanti i kazermës është njeri i respektuar dhe luftëtar i dëshmuar i UÇK-së.

Vendimi i tij vie si rrjedhojë e një shkrimi të para pak ditëve në gazetën propagandistike famëkeqe Gazeta Express me titull “Ministër, a janë ushtarë, a imamë?”, shkrim i cili kishte t’bashkangjitur edhe foton e vendosur këtu.

Këta (ish)kolegë t’mi në foto po kryenin faljen brenda objekteve të kazermës t’përmendur më sipër, dhe jo siç dezinformon Express dhe shpif se kinse këta janë jashta objekteve të institucionit, aq më tepër t’thuhet se duhej t’visheshin në rroba civile.

Unë kam specializuar në Georgia të SHBA-ve për sinjale ushtarake pranë US Army Signal School, dhe përgjatë atyre pesë muajve aty, lëre që s’ishin t’ndaluara kryerja e riteve fetare, por për çdo t’premte kolegët me veturat e tyre më çonin deri tek mesxhidi dhe pas faljes vinin t’më merrnin për t’u kthye n’klasë apo n’terren.

Expressagjitë duhet t’jenë injorant të kualifikuar, dhe sikur t’ishte se nga ta asnjë s’ka parë e s’ka dëgjuar se si gjithë ushtritë e shteteve perëndimore e kanë t’rrgulluar çështjen e ritualeve fetare, do t’u falej një raportim i tillë.

Por kam frikë që e vërteta flet dhe dëshmon për një tendencë të kulluar përçarëse, prishëse e destabilizuese të shtetit dhe shoqërisë sonë, qoftë vetëm për përfitime të tyre të ngushta, apo edhe më keq për t’i shtyrë përpara agjendat serbe të etiketimit dhe rrjedhimisht dëmtimit të shqiptarëve.

Nëse ndokujt i duket kinse ne po përjetojmë ndonji satisfaksion epshorë duke qortuar e akuzuar pordhalet për shpifje, më këtë dëshmi t’realitetit unë dëshiroj t’u provoj t’kundërtën.