Ministria e Infrastrukturës vjen me nji lajm të mirë për rrugët!

Qarkullimi në krejt rrugët nacionale dhe rajonale po vazhdon me u përmisue.
Krejt llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonji pengesë.
“Ekipet e MI’s janë në teren tue monitorue dhe vazhdue punën me kompanitë e kontraktueme në mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni me u zhvillue normalisht”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, ekipet e MI’s janë tue ju dalë në ndihmë ekipeve lokale në disa komuna të Kosovës për me zhbllokue disa rrugë në zona të thella malore.

Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit asht tue u punue për zhbllokimin e saj.

Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët me respektue rregullat e komunikacionit të përcaktueme me Ligj dhe me qenë të kompletueme me pajisjet dimnore.