Ministria e Integrimeve Europiane, mes pritjes së ministrit të ri dhe shuemjes!

Kjo mbasi që ministri i deritashëm Bekim Çollaku dha dorëheqje nga kjo pozitë për t’ju bashkëngjit kabinetit të presidentit Thaçi.

Por se çfarë ka me ndodhë me këtë pozitë, apo nëse do të shuhet krejt kjo ministri, ende nuk ka asgja zyrtare.

Kështu tha për lajmi.net këshilltari për media i kryeministrit Mustafa, Faton Abdullahu.

“Ende nuk ka asgja zyrtare se çfarë ka me u bah me këtë ministri“, sqaroi ai, tue mos dhanë detaje tjera.

Deri tash në media asht raportue se pasues i ish-ministrit Çollaku mund të jetë nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili.

Ministria e Integrimeve Europiane ka para vetës nji sfidë të randësishme e që ka të bajë me liberalizmin e vizave të Kosovës, si synim për me i dhanë fund izolimit të kosovarëve.

Çollaku në ditën e dorëheqjes tha se ka ba gjithçka që ishte e mundun për çashtjen e vizave por u shpreh i zhgënjyem nga BE për vonesën që po bahet në këtë aspekt.