Ministria e Integrimeve jep shpresë për liberalizimin e vizave!

Ministria e Integrimeve Europiane e vlerëson si mjaft pozitiv Raportin e Progresit , tue thanë se ka pasë përparime në shumë fusha të cilat luejnë rol të drejtpërdrejt për liberalizimin e vizave.

Këtë e ka deklarue për Indeksonline , zyra për Komunikim dhe Informim e Ministrisë së Integrimeve Europiane, tue shtue se gjithashtu janë nënvizue edhe rezultate pozitive edhe mbas rekomandimit, posaçërisht në fushën e luftimit të krimit të organizuem dhe luftës kundër korrupcionit.

Për këtë, ata rekomandojnë që ky proces me përfundue sa ma shpejtë në mënyrë që qytetarët e Kosovës me gëzue të drejtën e lëvizjes së lirë në shtetet e BE’s.

Ata gjithashtu rikonfirmojnë përkushtimin ndaj reformave në fushat prioritare për reforma në fushën e sundimit të ligjit, qeverisje ekonomike dhe reformë të administratës publike.

Tue i kushtue vëmendje të veçantë edhe sfidave dhe fushave ku ka pasë ngecje.

Simbas tyne, Qeveria e Republikës së Kosovës ka me u përkushtue që në javët dhe muejt në vazhdim kanë me dizajnue veprime konkrete për adresimin e tyne dhe me miratue Programin e rishikuem Kombëtar për Zbatimin e MSA’s.