Ministria e jashtme ruse, akuza të randa ndaj Kosovës (foto)

Ministria e Jashtme e Rusisë, nëpërmjet zadhënëses së saj, Marija Zakharova, ka lëshue akuza të randa për Kosovën.

Zakharova, në llogarinë e Ministrisë së Jashtme ruse në Twitter, ka shkrue dy statuse që i adresohen Kosovës. Ne statusin e parë shkruen: “Përpjekjet flagrante të autoriteteve shqiptare të Kosovës për konfiskimin e pronës serbe në Kosovë janë çashtje e nji shqetësimi të madh”.

Në statusin tjetër ka shtue se: “Mungesa e ligjit dhe rendit, kriza e mbrendshme politike, emigrimi, krejt këto kallxojnë se ‘shtetësia’ e Kosovës nuk asht e mundshme”.

zaharova1_1480001064-7661171 zaharova2_1480001419-7251363