Ministria e Mbrendshme lëshon patent shofer ndërkombëtar

Projektligji për investime strategjike vendosi kritere financiare për investitorë me qëllim të garancisë.

Kësaj here komisioni për Zhvillim Ekonomik vendosi që sektori i bujqësisë mos me pas investime nën vleren 10 milion euro, ndërsa telekomunkacioni nën 30 milion euro.

Me këtë projektligj nuk u pajtuen Blerm Grainca dhe Fatmir Rexhepi, simbas tyne amandamentet që përcaktojnë kriteret e tilla financiare paraqesin barrierë në tërheqjen e investimeve.

Komisioni parlamentar për Zhvillim Ekonomik kaloi edhe disa amandamente të projektligjit për Patent Shofer,i cili parasheh që Ministria e Mbrendshme me lëshue patent shofer ndërkombëtarë.

Megjithatë amandamenti për origjinen e projektligjit zgjoi debate lidhun me formulimin e tij.