Ministria e Mjedisit ja ban ‘bllok’ serbëve, qe pse!

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor përmes nji komunikate për media ka njoftue opinionin se nuk ka qenë e informueme as konsultu n’asnji moment për projektin e ndërtimit të lagjes për të kthyemit në Komunën e Zveçanit, përveç nga mediat.

“MMPH edhe njiherë sqaron se fillimi i ndërtimit të kësaj lagjeje nuk mund të bahet pa leje ndërtimore të lëshueme nga organet komunale në bazë të Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale Komunale” thuhet në komunikatë.

Simbas Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, komunat në veriun e Kosovës, nuk disponojnë këto dokumente të Planifikimit Hapësinor Komunal të përcaktueme me ligjin për Planifikimin Hapësinor NR 04/L-174.

Në këtë komunikatë thuhet se çdo aktivitet ndërtimor i filluem në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi nga ana e Komunës së Zveçanit në këtë rast, ka me u konsiderue i jashtëligjshëm.

MMPH ka ba të ditun se mbështet kthimin e qytetarëve të Kosovës në vatrat e tyne, por asht e vendos që kjo me u ba në bazë të legjislacionit në fuqi.