Ministria e Mjedisit zbulon fajtorin e krizës energjetike

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor u asht përgjigj paralajmërimeve të drejtorit të KEK’ut se mbrenda pak kohe vendi mundet m’u futë në krizë të thellë energjetike.

MMPH thotë se dështimi i KEK’ut për t’arritun marrëveshje me banorët për zhvendosje e ka sjellë vendin deri te kriza e mundshme energjetike.
Ministria e Mjedisit thotë se dështimi i KEK’ut solli krizën energjetike.

Simbas Ministrisë, KEK’u asht dasht me kry zhvendosjen gjatë vitit 2015 dhe 2016, por thotë se ka dështue me arritë marrëveshje me pronarët.

“KEK-sh.a asht dasht me kry zhvendosjen gjatë vitit 2015 dhe 2016, mirëpo ka dështue për me arritë marrëveshje me pronarët, dhe simbas ‘Kornizës së Politikave për Zhvendosje’ (KPZH), kur dështon ky proces, kalohet në procedurën e shpronësimit”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë dhanë Insajderit.