Ministria jep ilaçin për ‘tenderin’ fallc

Kompania “Santefarm” e ka regjistrue ilaçin “Solu Medrol 40 mg” si formë farmaceutike “Solucion për injektim” derisa i njajti produkt nuk asht regjistrue në asnjë vend tjetër si solucion (tretje), por si pluhun injektimi.
Përmes këtij dallimi ka arritë me fitue tenderin mbi 160 mijë euro, të shpallun nga Ministria e Shëndetësisë, ndonëse kishte vërejtje paraprake nga OSHP.

Lloti i tenderit në vlerë mbi 160 mijë euro i asht dhanë kompanisë “Santefarm” nga Prishtina.

Kur Zëri ka hulumtue regjistrimin e produktit “Solu Medrol 40 mg” nga kompania “Santefarm” ka gjetë se ai nuk i përket formës farmaceutike “Solucion” (tretje), si asht regjistrue në AKPM.

Ky produkt asht nji pluhun steril dhe si i tillë asht regjistrue në disa vende tjera të botës, tue  përfshi Kroacinë, Britaninë e Madhe, Irlandën.