Ministrja e Drejtësisë, çka thotë për dhunën ndaj të mitunve!

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, shpreh shqetësimin e saj, lidhun me dhunën ndaj të mitunve dhe fton të gjithë faktorët institucional e shoqnor për zbatimin e ligjit me prioritet, ku cenohen të drejtat e të mitunve dhe femrës, por edhe çfarëdo dhune.

“Jam e tronditun nga rasti i dhunës ndaj të mitunës në Rahovec. Rasti i tillë shpresojmë të mos persëritet dhe organet pergjegjëse duhet me marrë vendime për pengimin dhe luftimin e kësaj dukunie, por edhe çfarëdo dhune”, theksoi ministrja Dhurata Hoxha.

Në kuadër të strategjive multidiciplinare të pengimit, raportimit dhe çrrënjosjes së dukunive negative dhe dhunës ndaj të mitunve, Ministria e Drejtësisë, ka me i trajtue me prioritet.

Kodi i drejtësisë për të mitun, tashma gjendet në fazën finale të shqyrtimit dhe pritet që këtyne dukurive negative me veprime ligjore, t’u jepet zgjidhje adekuate.