Ministrja e Drejtësisë s’ka informata për komandantin e Policisë në Serbi

Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha gjatë raportimit të parë të saj në komisionin për legjislacion, ka folë edhe për rastin e arrestimit të drejtorit të policisë në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi nga autoritet serbe.

Hoxha ka thanë se Ministria e Drejtësisë i ka dërgue notë verbale Serbisë.

Ajo tha se nga informacionet e fundit asht ba e ditun se asht mbajt seancë gjyqësore  për Nehat Thaçin gjatë ditës së djeshme, por se ministria që ajo drejton nuk ka të dhana të tjera nga ky proces.