Ministrja e Shqipnisë e jep nji lajm të mirë për transformimin e FSK’s!

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipnisë, Mimi Kodheli e cila po qendron në vizitë zyrtare në Kosovës, ka shpreh besimin e saj se pengesat ligjore për transformimin e FSK’s në ushtri ka me u kalue shpejtë.
Ajo këto deklarata i ka ba në nji konferencë të përbashkët mbas takimit me ministrinë  FSK’s, Haki Demolli.

“Personalisht besoj se frik kanë  me u kalue pengesat qoftë ligjore apo tjera për transformimin e FSK’s n’Ushtri”, asht shpreh ajo.

Kodheli ka thanë se Shqipnia ka me dhanë përkrahjen maksimale për ngritjen profesionale të FSK’s.

Ministri Demolli ka thanë se gjatë takimit me Kodhelin kanë folë për bashkëpunimin e ndërsjellët.

Demolli ka thanë se u dakorduen  për planin e trajnimeve për vitin e ardhshëm.

“I tanë ky bashkëpunim i ndihmon FSK’s për ngritje profesionale. FSK tashma asht e gatshme për transformim në Forca të Armatosuna, tash jemi tue e prit vetëm vendimin politik”, ka thanë Demolli.