Ministrja gjermane e mbrotjes e ka nji kerkesë të madhe për Trump!

Ministrja gjermane e mbrojtjes, ka këshillue presidentin e zgjedhun të SHBA’ve, Donald Trump, që të mos afrohet shumë më presidentin rus, Vladimir Putin dhe me trajtue NATO’n si nji aleancë të shteteve të nji mendje, ma parë se sa nji ‘biznis’.
“Ajo që, me shpresë, këshilltarët e tij do t’ja thonë dhe ajo që duhet ai me mësue asht se NATO nuk asht vetëm nji biznis. Nuk asht kompani”, i tha televizionit gjerman ZDF Ursula von der Leyen.

Ajo tha se aleanca ushtarake asht e udhëhequn nga “vlerat e përbashkëta dhe përvojat e përbashkëta historike.

Gjatë fushatës zgjedhore, Trump ka kercënue se ka me i braktisë aleatët e SHBA’ve në Europë nëse nuk shpenzojnë sa duhet në mbrojtje.