Ministrja Hoxha: Ata që shkaktuen dhunë, të përgjigjen para ligjit

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha priti në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i cili e uroi ministren për pozitën dhe detyrat e reja, tue i urue bashkëpunim.

Ai gjithashtu njoftoi ministren Hoxha rreth punëve dhe angazhimeve në kuadër të Televizionit Publik si dhe shprehu përkushtimin për informim të paanshëm.

Në takim, ministrja Hoxha theksoi se, krahas mandatit të saj në Ministrinë e Drejtësisë ka me vazhdue bashkëpunimin dhe komunikimin e afërt me mediat, shoqninë civile, dhe qytetarët.

Gjatë takimit, të dyja palët vlerësuen si tejet të randësishëm bashkëpunimin e deritashëm në fusha të ndryshme, me theks të veçantë në fushën e informimit dhe komunikimit me qytetarët në lidhje me te drejtat e tyne, si dhe u dakorduen që të punohet edhe ma tej në forcimin e bashkëpunimit edhe në forma më konkrete.

“Liria e shprehjes, pamvarësia dhe mos cenimi i punës së mediave dhe përkrahja në punë, duhet të mbrohen dhe na si shtet jemi të vendosun ta ruejmë dhe kultivojmë nji frymë të tillë”, tha Hoxha.

Njiherit të dyja palët u dakorduen që gjuha kërcënuese, urrejtëse, dhe linçuese, duhet të ndalet dhe se klima e krijueme me pasiguri dhe rrezik për qytetarët duhet të dënohet. Me këtë rast, Ministrja e Drejtësisë ftoj organet përgjegjëse të sundimit të ligjit të marrin veprime të shpejta që të gjithë akterët e veprave të dhunshme të javëve të fundit të përgjigjen para ligjit.