Ministrja Hoxha: Ka sheja pozitive për ekstradimin e Xhabir Zharkut në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, thotë se ka sheja pozitive rreth sjelljes së Xhabir Zharkut nga Suedia në Kosovë për të vuejt dënimin e shqiptuem.

Ajo për emisionin “Betimi në Drejtësi”, tha se kjo gja nuk mvaret nga shteti i Kosovës, por edhe nga gadishmënia e shtetit të Suedisë për ta ekstradue Zharkun.

“Ministria e Drejtësisë në mënyrë të vazhdueshme ka kërkue ekstradimin dhe mbajtjen e burgimit në Kosovë të Xhabir Zharkut. Së fundi kam riaktualizue këtë temë, por mvaret edhe nga gadishmënia e Suedisë për ta ekstradue”, tha ministrja Hoxha.