Ministrja Hoxha për rastin Dehari: Mos bani paragjykime pa dalë rezultatet e hetimeve

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha ka thanë se qysh në ditën e parë të vdekjes së Astrit Deharit ka vnue në funksion krejt mekanizmat për zbardhjen e rastit.

Ajo në nji konferencë për media ka thanë se me qellim te sigurimit te transparencës kanë lejue prezencën e ekspertëve.

Hoxha ka thanë se shumë shpejt e presim raportin zyrtar, i cili beson ka me zbardh komplet rastin.

Ajo asht shprehë e shqetësueme për paragjykimet ndaj rastit tue ba thirrje që me u pritë rezultatet e hetimeve.

“Janë ba shumë deklarata pa u ba publik raporti. Konsideroj se çdo deklarim asht në dam te procesit dhe në dam te zbardhjes se vërtetës. Ju baj thirrje qe me u përmbajt nga deklarimet qe e damtojnë procesin”, ka thanë Hoxha.