Ministrja Hoxha pritet me shkarkue stafin menaxherial të Qendrës së Paraburgimit në Prizren

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha pritet me i shkarkue disa zyrtarë të Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Burime të Klan Kosovës mbrenda Shërbimit Korrektues të Kosovës kanë thanë se kjo gja pritet me ndodhë së shpejti dhe tue u bazue te të gjetunat e Inspektoriatit të Ministrisë së Drejtësisë, të cilët kanë hartue nji raport mbas vdekjes së Astrit Deharit në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Klan Kosova po ashtu merr vesh se si rezultat i të gjetunave të Komisionit Hetimor edhe Inspektoriatit ka me u marrë vendim për pezullim të u.d të drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, nji mbikqyrësi të naltë edhe dy oficerëve.

Astrit Dehari ka vdekë më 5 Nandor në rrethana ende të paqarta deria raporti i autopsisë që u ba publik të Premten konstatoi se Dehari asht vetvra.