Ministrja italiane në takim me President Thaçin: Kosova – faktor stabiliteti n’rajon

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka prit sot nji delegacion nga Italia, të kryesuen nga ministrja italiane e Mbrojtjes, Roberta Pinotti.

Presidenti e falënderoi ministren për bashkëpunimin shumë të mirë që Kosova e ka me Italinë.

Për Pinotti’n, Kosova asht kthye në faktor stabiliteti në rajon dhe se asht lidere në luftimin e ekstremizmit dhe të terrorizmit.

Tue fole për të arritunat në fushën e sigurisë, President Thaçi tha se falë masave që kanë marrë autoritetet kosovare, në 6 muejt e fundit s’asht regjistrue asnji kosovar që u asht bashkue ndonji prej grupeve terroriste në Siri dhe Irak.

President Thaçi kërkoi që të përkrahet anëtarësimi i Kosovës në institucionet e sigurisë, si në Interpol, që komunikimi dhe bashkëpunimi të jetë ma i shpejtë dhe ma efikas.

italia