Ministrja Karabina sqaron: Përfoljet për akomodimin tim nuk janë të sakta

MASHT përmes nji komunikate për media sqaron se akomodimi i ministres së Arsimit të Shqipnisë, Mirela Karabina, në nji nga hotelet e Gjakovës, me rastin e punimeve të Seminarit mbarëkombëtar të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë, asht ba në koordinim të përbashkët ndërmjet dy ministrive përkatëse dhe nuk ka pasë vërejtje nga ana e ministres.

Sqarimi i MASHT vjen mbasi që gjatë ditës në media pati përfolje se ministrja e Arsimit e Shqipnisë kishte kërkue akomodim në hotel me 5 yje në Gjakovë.

“Lidhur me këtë, sot ministrja Karabina ka sqaruar edhe zyrtarisht përmes një shkrese dërguar kabinetit të ministrit Bajrami se çdo gjë ka qenë në rregull gjatë qëndrimit të saj në Kosovë dhe se përfoljet në media dhe portale lidhur me akomodimin nuk janë të sakta”, thuhet në sqarimin e MASHT’it.

Lexoni edhe:

Ministrja e arsimit të Shqipnisë, ankohet pse nuk u akomodue në hotel me pesë yje në Kosovë