Ministrja për Dialog, Edita Tahiri: Marrëveshja për targat asht arritë!

Ndonëse, Ministrja për Dialog, Edita Tahiri dje ka njoftue se kanë arritë në Bruksel nji marrëveshje me Serbinë për targat, kjo asht mohue nga Zadhanësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic, në nji përgjigje elektronike për Televizion Rrokum.

“Bashkimi Europian konfirmon se diskutimet për targat bazue ne marrëveshjen e lëvizjes se lire janë ba me 8 Shtator në Bruksel. Nuk asht mbërri asnji marrëveshje përfundimtare dhe duhet angazhim i matejmë konstruktiv nga te dyja palët për me mbërri aty”, ka thanë Kocijancic për Televizionin Rrokum.
Por, Ministrja për Dialog , Edita Tahiri sot në nji intervistë për Televizionin Rrokum ka inisistue se marrëveshja për targa asht arritë dhe se kosovarët nuk kanë nevojë ma për tabela prova.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, që po merr pjesë në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel ka thanë se Serbia asht e gatshme të zbatojë marrëveshjet nëse pala Kosovare e përmbush detyrimin për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Por, ministrja për dialog thotë se nuk ka me leju asnji kushtëzim, derisa Serbia s’i përmbush kushtet për kodin telefonik si dhe pamvarësimi i Kostit.

Zadhanësja Kocijancic, ban të ditun se asociacioni nuk asht fare pjesë e agjendes së bisedimeve këtë javë.

Megjithatë, Asocacioni i Komunave Serbe nuk ishte ne agjendën e 8 Shtatorit e nuk asht as këtë jave. Mundem me shtue se BE ka me ftue ekip menaxhues dhe pale tjera relevante nga Kosova ne kohen kur diskutohet për hapat e ardhshëm te themelimit te Asocacionit te komunave me shumice serbe ne Bruksel.
Kujtom që sot ishte dita e tretë e bisedimeve.