Ministrja serbe trondit Serbinë: Duhet me pranue, Kosova njihet prej shumë shteteve

jadranka joksimovic

Ministrja për Integrime Europiane në qeverinë e Serbisë, Jadranka Joksimovic, deklaroi se Serbia pret që deri në fund të vitit të hapen edhe tre kapituj të tjerë në procesin për anëtarësim në BE.

“Presim që mbrenda vitit të hapim edhe tre kapituj tjerë, për të cilat jemi plotësisht të gatshëm”, deklaroi ministrja Joksimovic për mediat serbe.

“Sa i përket Kosovës, ky asht nji kapitull i veçantë, ku monitorohet nga Brukseli për rezultatet e marrëveshjes me Prishtinën zyrtare”, theksoi ministrja Joksimovic, transmeton RTK.

Tutje ajo theksoi se, “kjo asht nji çashtje e krijueme nga rrethanat politike, që aspak nuk asht e lehtë, prandaj na luftojmë që t’i mbrojmë interesat tona atje”.

“Por, duhet pranue se Kosovën e pamvarun e kanë pranue shumë shtete”, theksoi ajo.

“Prandaj”, shtoi ajo, “asht me randësi ftesa e kryetarit të shtetit, Aleksandar Vucic, për dialog të mbrendshëm për Kosovën, i cili edhe si kryeministër i vendit ka marrë pjesë në bisedime me Kosovën për gjetjen e nji zgjidhjeje të pranueshme e të gjithanshme”.