Ministrja Tahiri jep lajmin: Qe kur bahet Kosova me kod telefonik

Ministrja për Dialogun, Edita Tahiri thotë se BE’ja ka vendosë që javën e ardhshme të mbahen bisedime tre ditore mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se BE’ja i ka vnue kusht Serbisë që kjo e fundit të dërgojë letër te ITU ku pajtohet për të mos pengue Kosovën në marrjen e kodit telefonik +383

Në nji intervistë për RTK, Tahiri tha se Kosova nuk ka me lëshue pe, dhe se kanë mbetë edhe dy çashtje ku nuk janë pajtue sa i përket marrëveshjes për telekomunikacionit.

“BE’ja ka nji porosi të qartë- rezultate mbas tre ditë bisedime. Dhe, patjetër Serbia ka me ju drejtue me nji letër ITU’s që nuk e pengon kodin telefonik të Kosovës. Frekuencat dhe disa licenca janë disa pjesë që nuk jemi marrë vesh ende, këto tre ditë bisedime kanë me nxjerrë marrëveshjen finale”, tha Tahiri.