Ministrja Tahiri reagon ndaj Djuric’it: Serbia nuk aplikon për kodin e Kosovës, por Shqipnia

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka reague ndaj Marko Djuricit, shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i cili ka thanë se Kosova ka me marrë kodin vetëm për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë.

Tahiri në nji prononcim për Gazetën Express ka thanë se Kosova ka me marrë kod shtetnor dhe se vetëm Shqipnia mund të aplikoj në emën të palës kosovare për këtë kod.

Deklaratat e shefit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric se Kosova ka me marrë kodin për përdorim në kuadër të zonës territoriale të Serbisë, i ka hedhë poshtë Ministrja për Dialog, Edita Tahiri.

Tahiri ka thënë se Kosova ka me marrë kodin shtetnor telefonik vetëm nga Organizata Ndërkombëtare e Telekomit. Simbas Tahirit, ai ka me qenë kodi shtetnor për Kosovën.

Ajo ka thanë se Kosova asnjiherë nuk ka me pranue që Serbia të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës.

“Situata nuk asht ashtu siç e thotë pala serbe. Po të ishte ashtu as shtetet e tjera nuk kishin me aplikue për këtë kod. Serbia ka kërkue disa herë që të aplikoj për kodin, por na i kemi refuzue dhe i kemi thanë se vetëm Shqipnia mund të aplikoj për kodin telefonik të Kosovës”, ka thanë Tahiri.