Minoritaret janë gati me votue Demarkacionin!

Deputetët që perfaqësojnë partitë minoritare në Kuvendin e Kosovës pritet që më 1 Shtator me votue marrëveshjen për demarkacionin e kufinit me Malin e Zi.

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, partia e së cilit perfaqëson komunitetin turk në Kuvendin e Kosovës, ka deklarue për gazetën “Zëri” se vendimi për Marrëveshjen e Demarkacionit të kufinit me Malin e Zi nuk duhet të prolongohet, mbasi që, si asht shpreh ai, mundet me krijue situata paqëndrueshmënie në vend.

Simbas tij, çashtja e demarkacionit, si çashtje nacionale, ka nevojë për konsultime shtesë, si n’aspektin praktik, ashtu edhe në atë shoqnor.