Minstrat serbë të Qeverisë së Kosovës, thirrje për miratimin e statutit të Asociacionit

Dy ministra serbë në Qeverinë e Kosovës, Ljubomir Maric dhe Dalibor Jevtic, porositën Qeverinë e Kosovës se duhet me miratue dekretin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe (AKS).

Përfaqësuesit e serbëve në Kosovë muejin e kaluem pezulluen pjesëmarrjen e matutjeshme në punën e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës, për shkak të miratimit të Ligjit për Trepçën, tue vlerësue këtë hap si mbrojtje të interesave kombëtare serbe dhe të pronës serbe në Kosovë.

Ministri i Administrimit Lokal, Ljubomir Maric, tha për Tanjug se Lista Serbe ka insistue gjithmonë në zbatimin e duhun të marrëveshjeve në Bruksel, por edhe në zbatimin e marrëveshjes së koalicionit.

“Ajo që asht e randësishme për ne dhe që e përsërisim vazhdimisht asht vazhdimi i zbatimit të marrëveshjes për AKS. Na edhe në diskutimet me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare kemi thanë shumë qartë se kjo asht dëshira jonë dhe shpresojmë se së shpejti Qeveria e Kosovës ka me vnue në rendin e ditës miratimin e vendimit apo dekretit të parimeve për themelimin e AKS”, tha Maric.