Minxhozi e mbron Ramën: Mos fryni aty ku s’ka zjarr!

Kryeministri Rama nuk ka folë “për Kosovën” në Serbi, por “në interes të Kosovës”.

Kështu ka thanë ambasadori i Shqipnisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, n’intervistën për Zëri.

Për ma tepër, sa i përket deklaratave të fundit të disa akterëve në Kosovë rreth “paternalizmit” të Shqipnisë ndaj Kosovës, ambasadori Minxhozi ka ba thirrje për qetësi dhe racionalitet e të mos i fryhet “nji zjarri, i cili nuk ekziston”

Shqipnia nuk ka kurrfarë qëllimi me marrë rol paternalist ndaj Kosovës.

Për ma tepër Shqipnia e deshiron marrëdhanien e ndërsjellë me Kosovën si dy shtete të pamvaruna.