Minxhozi n’Rrokum: E padrejtë, vonesa e liberalizimit për kosovarët

minxhozi - zizo

Ambasadori i Shqipnisë në Kosovë, Qemal Minxhozi e ka quejt tepër të randësishëm rekomandimin e Komisionit Europian për liberalizimin e vizave edhe për qytetarët e Kosovës.

Bile, ai e ka quejt të padrejt vonesën për me ua mundësue lëvizjen e lirë qytetarëve të Kosovës, sikurse gjithë qytetarëve tjerë të Europës.

“Liberalizimi i vizave asht nji bonus që Kosovës i takonte me kohë. Unë po dal jashtë petkut diplomatik. I takonte, sepse Kosova ka ba hapa përpara, për sa i përket procesit të liberalizimit të vizave dhe me pa të drejtë u vonue ky proces, por ma mirë vonë se kurrë. Asht nji moment shumë i randëishëm, mbas pamvarësisë, nji ngjarje shumë e madhe”, ka thanë Minxhozi në Rrokum TV, në emisionin Rrokum Night me Kastro Zizon.

Ai ka shtue se i vinte keq kur shikonte radhë të gjata afër ambasadës italiane, njerëz të moshave të ndryshme tue pritun për viza.

“Ambasada e Shqipnisë asht afër ambasadës italiane, dhe kur kaloj andej, e uli kryet kur shoh radhë të gjata të njerëzve dhe thoja unë, po ku kanë me shkue këta prej neve, na jemi nji. Njerëz të moshave të ndryshme, të profesioneve të ndryshme. Imagjinojeni tash kanë me lëvizë të lirë”, asht shpreh ai.