Miratohet koncept-dokumenti për pensionet e veteranëve dhe kategorive të tjera të luftës!

Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës u ba shqyrtimi i koncept – dokumentit për rregullimin e fushës së pensioneve të veteranëve dhe kategorive tjera të luftës.

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi tha se tue marrë parasysh planifikimin e buxhetit të vitit 2017, nevojën e mbulimit të pensioneve dhe nevoja të tjera konsiderojmë së asht i nevojshëm ndryshimi i ligjit për veteranët e Kosovës.

“Me këtë propozim synojmë me plotësue ndryshimin e ligjit që pensionet e veteranëve të mbulohen nga buxheti dhe për këtë ftoj me miratue ketë koncept -dokument”, tha ai.

Koncept – dokumenti u votue dhe u procedue për Kuvend.