Miratohet Ligji për Investime Strategjike

Me 57 vota për, 14 kundër dhe 11 abstenime Kuvendi miratoi Projektligjin për Investimet Strategjike në Republikën e Kosovës .

Lëvizja VV tha se ka me votue kundër këtij ligji. Ndërsa Nisma dhe AAK kanë abstenue.

Glauk Konjufca nga VV tha se Ligji nuk mbron në mënyrën ma të mirë të interesin ekonomik përball investitorëve.

Na kemi me votue kundër.

Ndërsa deputeti Zafir Berisha tha se me këtë ligj nuk mbrohet interesi i qytetarëve dhe interesi i shtetit prandaj kanë me abstenue.

Gjithashtu edhe Pal Lekaj nga AAK tha se kjo parti ka me abstenue mbasi që kanë paqartësi për ligjin.