Miratohet marrëveshja me Emiratet e Bashkueme, hapen dyert për punësim sezonal

Nji vit mbasi Atifete Jahjaga në cilësinë e Presidentes së Kosovës dhe ministri i Ekonomisë në Emiratet e Bashkueme Arabe, Sulltan bin Saeed Al Mansouri, arritën marrëveshje për bashkëpunim ekonomik, Kabineti i Emiratave miratuen këtë dokument.

Kështu bahet e ditun në faqen zyrtare të Kabinetit të Emirateve të Bashkueme Arabe.

Kjo marrëveshje bazë e negociueme nga Jahjaga prej disa muejsh me Emiratet e Bashkueme, pritet me i hapë rrugë investimeve konkrete të Emirateve të Bashkueme në Kosovë. Njana prej tyne mundet me sigurue edhe punësimin sezonal të shtetasve kosovarë në Emiratet e Bashkueme Arabe.

Marrëveshja u nënshkrue në Dubai, gjatë vizitws së Presidentes Jahjaga në Prill të vitit të kaluem, e shoqnueme nga nji delegacion në nivel të ministrave, në përbamje të të cilit asht ministri për Financa i Kosovës, Avdullah Hoti dhe ministri i Ekonomisë i Emirateve të Bashkueme Arabe, Sulltan bin Saeed Al Mansouri.

Arritja e kësaj marrëveshje vjen mbas disa vizitave bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkueme, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga i ka pase me Princin e Kunorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për me ba plane dhe projekte konkrete për investime.

Marreveshja u nënshkrue për fushën e tregtisë, minierave, industrisë, bujqësisë, transporteve dhe telekomunikacionit.