Miratohet projekligji për parandalimin e pastrimit të pareve dhe luftimin e terrorizmit

Kuvendi i Kosovës ka miratue në lexim të dytë projektligjin për parandalimin e pastrimit të pareve dhe luftimin e terrorizmit me 58 vota për, 0 kundër dhe 7 abstenime.
Sabri Hamiti ka kundërshtue disa nga pikat e këtij projektligji, që asht ba në komisionet përkatëse tue kundërshtue mënyrën e hartimit të ligjeve.

Ndërsa Naser Osmani, kryetar i Komisionit për Buxhet dhe Financa, tu’ e arsyetue këtë projektligj, kërkoi nga deputetët miratimin e projektligjit.

Në zyrën e BE është thënë se projektligji nuk është në përputhje me direktivat e BE-së. Ka pasur vërejtje në dispozita konkrete, për komisionin kanë qenë e pamundur të rregullohen të gjitha këto çështje, duke kuptuar natyrën urgjente që ka ky ligj të votohet në lexim të dytë. I rekomandojmë Ministrisë së Financave të rishikoj ligjin në bashkëpunim me ekspertë përfshirë, ata t ë BE-së dhe EULEX-it, për të rishikuar në mënyrë që raporti i progresit për këtë çështje të mos jetë negativ. Qeveria duhet që pasi të kaloj të filloj amandamentimit dhe të jetë e përfunduar deri në tetor. Ndryshe, për këtë çështje do të marrin vlerësim negativ nga BE”, tha Vjosa Osmani.

Ky projektligj ka 37 amendamente.