Miratohet Projektligji për Buxhetin, i hapet rruga për Kuvend!

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës asht miratue projektligji për Buxhetin e vitit të ardhshëm prej 2 miliardë eurosh.

Avdullah Hoti, ka thanë se projektligj në fjalë asht hartue me pajtimin e FMN’s.

Kreu i Ministrisë së Financave ka shtue se të dhanat janë inkurajuese dhe pritet rritje ekonomike mbi 4 %.

“Në buxhetin 2017 parashihen investime në infrastrukturën rrugore, investime 15 shkolla të reja, parashihen edhe ndërtimi i Fakultetit Ekonomik”, ka deklarue Hoti.

Ndërsa kryeministri Isa Mustafa ka deklarue se buxheti prej 2 miliardë eurosh asht zhvillimor dhe reflekton përcaktimin e Qeverisë.

“Pjesa ma e madhe e buxhetit gjenerohet nga të hyrat fiskale. Mendoj  se ky buxhet reflekton reformat fiskale dhe që parashihen me parametrat mikroekonomik. Në asnji rast nuk do të lejojmë me la borxhe për politikat e ardhshme. Rregulla fiskale që na ju përmbahemi saktësisht”, ka deklarue Msutafa.