Miratohet projektligji për luftimin e financimit të terrorizmit

Në mbledhjen e 85 të Qeverisë asht miratue projektligjin për pastrimin e pareve dhe luftimin e financimit të terrorizmit.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti gjatë prezantimit të projektligjit tha se ligji ka me i shërby Qeverisë për çashtjet e integrimeve europiane.

Në këtë mbledhje gjithashtu ka arritë me kalu edhe propozim vendimi për themelimin e zyrës së Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovës, e cila ka me funksionue në kuadër të zyrës së Kryeministrit.

Zavendës Kryeministri Kujtim Shala e paraqiti randësinë e këtij projektligji.

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se kjo asht mundësi e mirë që Kosova të fitoj grande që kanë me çue drejt nji zhvillimi ma të madh ekonomik.

Në këtë mbledhje ju adresuan Kuvendit edhe kandidatët për anëtarë të Bordit të Autrotiteti Rregullator të Hekurudhave të përbamë nga : Shkumbim Hyseni, Ilmi Ahmeti edhe Gëzim Qerimi.