Miratohet projektligji për Trepçën: Qeveria dhe punëtorët aksionarë, kundërshtojnë ministrat serbë!

Qeveria e Kosovës sot ka miratue Ligjin për Trepçën, ku parashihet që 80 për qind e aksioneve me i takue Egzekutivit, ndërkaq 20 për qind punëtorëve.

Projektligji asht miratue me 3 vota kundër të anëtarëve të Qeverisë nga komuniteti serb, dy ministra dhe nji zavendëskryeministër.

 

 

Kryeministri Isa Mustafa ka deklaruar se projektligji mund të jetë sjellë në mënyrë të ngutshme në Qeveri dhe Kuvend, për shkak të disa ankesave.

 

Simbas Mustafës, Trepça do të ketë perseri dy njisi organizative.

 

Ministri Blerand Stavileci ka deklarue se ky projektligj ka për qëllim revitalizimin e gjigantit metalurgjik.