Misioni i BE’s pë liberalizim sot vjen n’Kosovë

Sot në Kosovë pritet që t’arrijë ekipi i ekspertëve të BE’s i cili ka për detyrë të bajë vlerësimin e përparimit në pikat e papërmbushuna të Qeverisë për arritjen e liberalizimit të vizave.

Qysh nga fundi i vitit kur Kosova nuk e mori rekomandimin e KE’s për liberalizim ishin identifiku edhe 8 pika të cilat duhej përmbush nga Qeveria në mënyrë që të vinte deri tek ky rekomandim.
Derisa Kryeministri Mustafa dhe Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku tanë kohën kanë thanë që Kosova ka përmbush të gjitha kushtet perfshi këtu edhe “akomodimin” e zyrave të Avokatit të Popullit, mosvotimi i Kuvendit të Kosovës për anëtarët e OSHP’s duket që Kosovës edhe njiherë do t’i shkaktojë telashe të mëdha mbasi që edhe ky asht nji kusht që BE i ka parashtru Kosovës për të propozu rekomandimin e heqjes së vizave.

Dy zyrtarët e BE’s që do të qendrojnë në Kosovë sot dhe nesër përndryshe janë Fletcher M. Burton dhe Herbert Wilmes.

Së pari dy zyrtarët do të priten nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli dhe më pas edhe me zyrtarët e naltë shtetnor.

Të dy zyrtarët e BE’s më pas do të raportojnë në Bruksel për progresin e Kosovës në përmbushjen ose jo të kushteve për liberalizim të vizave.