Misioni vëzhgues i BE’s vlerëson zgjedhjet

Zgjedhjet e parakohshme të 11 Qershorit ishin paqësore dhe të qeta në pjesën ma të madhe të Kosovës.
Kështu kanë vlerësue vëzhguesit e Bashkimit Europian.

Por, siç raporton Arta TV, edhe në këtë proces zgjedhor, gjetjet e këtyne vëzhguesve kallxojnë se janë përsërit problemet e vjetra, listat e pasakta të votuesve, votimi familjar, raste të ndihmës abuzive të votuesve dhe sistem i mangët për votim jashtë Kosovës.

Shefi i misionit vëzhgues, Alojz Peterle, ka thanë se në vendet me shumicë serbe procesi zgjedhor u damtue nga tuta dhe rastet e dhunës mbrenda komunitetit serb.

Simbas tij, në këtë pjesë nuk pati reagim të mjaftueshëm nga Prokuroria dhe Policia.

Misioni i vëzhgimit të zgjedhjeve nga BE ka me dalë me nji raport përfundimtar lidhun me procesin zgjedhor të së Diellës, ku kanë m’u përfshi edhe rekomandimet.