Mitrovica me salle sportesh. Krejt te gezuem!

Salla e sporteve që ndodhet te ura mbi lumin Ibër, mbas shumë vitesh asht kthye në funksion.
Ekipi Sigal Prishtina dhe Trepça,para nisjes se ndeshjes,e uruen publikun per funksionalizimin e kësaj salle me nji foto te perbashket.

Në këtë ndeshje Sigal Prishtina e mujti Trepçën me nji rezultat te bindshem, 57-87, loje qe luhet per Superligën e Kosovës.

12823061_10153908891140256_1156656511_o

Renovimi i salles asht financue nga Komisioni Europian me 2.6 milionë euro, ndërsa ka qenë e paraparë që punimet me përfundue dy vjet ma heret./lajmi.net/