Mitrovica proteston kundër arrestimit të Nehat Thaçit

Sot, në Mitrovicë ka me u protestue kundër arrestimit të drejtorit të Policisë, në rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçit.

Protesta organizohet nga Komuna e Mitrovicës dhe do të mbahet para objektit të saj, tue fillue nga ora 10:00.

Thaçi ishte arrestue para disa ditëve, derisa po hynte në territorin e Serbisë.

Ndaj tij asht caktue masa e paraburgimit prej 30 ditësh, ndërsa Prokuroria Speciale e Serbisë ka deklarue se Thaçi akuzohet për terrorizëm.