LIVE ne Rrokum: Veseli: Debati, mundesi e mire me i ballafaque argumentet tona!

Ka fillue dabati profesional-shkencor per Demarkacionin.

Kadri Veseli ne fjalen e tij para te pranishmeve ka thane se kjo asht nji mundesi shume  e mire qe mbrenda Kuvendit te ballafaqohen argumentet per kete çashtje, dhe per me tregue se ne jemi te zote dhe partner ndaj vendit tone.

Ai ka thane se jemi te interesuem me pase raporte te mira me Malin e Zi, por edhe me shtetet tjera.

Veseli ka thane se ky asht vendi ku duhet perçue mesazhi per vendit se sa e randesishme asht kjo mbas perfundimit te debatit per me arrite deri te nji rezultat perfundimtar per te mire.

 

LIVE ne Rrokum: Fillon debati  per Demarkacionin

 

Debatin qe po zhvillohet ne Kuvend ne lidhje me Demarkacionin,   Televizioni Rrokum e sjell LIVE ku pritet me u diskutue gjere e gjane prej eksperteve e deputeteve ne lidhje me kete çashtje.

Ne kete debat kane me i ballafaque faktet si vendoret ashtu edhe te huejt ne lidhje me marreveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, te cilin sidomos opozita por edhe shume ekspert e kane cilesue si te damshem per vendin, tue konsiderue se vendi humb dikun mbi 8 mije hektare toke.

Ne kete debat po marrin pjese edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi e kryeministri Isa Mustafa.

Rrini me  Televizionin Rrokum per me u informue per krejt te rejat qe ndodhin atje.