Mobilizohet Prishtina për vërshimet e paralajmërueme!

Insitituti Hidrometeorologjik i Kosoves dhe Agjencia për Mbrotjen e Mjedisit të Republikës së Kosovës kanë paralajmëru reshje të mëdha shiu për sot.

Këto reshje do ta arrijnë maksimumin n’oren 18:00.

Si pasojë e reshjeve parashihen vërshime në pjesë të ndryshme të vendit.​ ​

V​ërshimet mund të shkaktojnë veshtirësi të përkohshme qarkullimi dhe dame materiale.

Lusim qytetarët që të kufizojnë lëvizjet gjatë këtyne reshjeve dhe të përshtatin shpejtësinë në komunikacion.

Komuna e Prishtinës asht në gjendje gatishmënie me ekipet e veta dhe për çdo problem​ ​​do të jetë në gjendje t’u dalë në ndihmë qytetarëve.
Për çdo nevojë eventuale ju lutem na lajmëroni në numrat: 0800 122 33 dhe 0800 122 44.

Thirrjet janë falas nga të gjithë operatorët e telefonisë fikse dhe asaj mobile.