Mogherini dhe Avramopulos arrijnë në Kosovë. Me kand takohen?!

mogeriniavumpoles

Përfaqësuesja e Naltë e Bashkimit Europian për Politikë të Jashtme dhe Politikave të Sigurisë, Federica Mogherini dhe Komisioneri për Migracion, Punë të Mbrendshme dhe Shtetësi, Dimitris Avramopulos, tanima kanë arritë n’Aeroportin Nderkombëtar të Prishtinës.

Ata do të takohen me kryeministrin e Kosovës, ku do të ketë edhe nji konferencë për media, pastaj do të takohen me presidentin Hashim Thaçi dhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.
Kurse n’ora 16:15, Zoja Mogherini me nji fjalim do t’ju drejtohet deputetëve në Kuvendin e Kosovës.