Mogherini-Bushati, marrëveshje për informacionet ma të klasifikueme!

Përfaqësuesja e naltë e Bashkimit Europian, Frederica Mogherini dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë nënshkru nji marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbimin e informacionit të klasifikuem.

Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje krijon kushtet që ministritë dhe institucionet shtetnore të vendit tonë të lidhin marrëveshje në të cilat perfshihet shkëmbimi i informacionit të klasifikuem me Bashkimin Europian të niveleve ma të nalta të klasifikimit të sigurisë.

Kjo marrëveshje, simbas Ministrisë së Jashtme marrëveshje perban nji hap të randësishëm në kuadër të intensifikimit të bashkëpunimit Shqipni – BE në fushën e sigurisë.

Gjatë diskutimit mbi sfidat e sigurisë dhe krizën e refugjatëve me të cilat përballet sot BE dhe vende të Ballkanit Perëndimor, u evidentu nevoja e bashkëpunimit të matejshëm midis BE’s dhe rajonit.