Mogherini deklarohet e preme për dialogun Kosovë-Serbi

mogherini

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, asht shprehë e bindun se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka me rifillue.

Këto komente ajo i bani në Samitin që po mbahet në Dubrovnik.

“Dialogu duhet me vazhdue dhe marrëveshjet duhen me u zbatue. Pres zhvillimet të reja nga dialogu mes dy vendeve”, tha Mogherini.

Tue folë për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Europian, dhe njoftjen e ndërsjellë, Mogherini tha se ka pa angazhim te të dyja shtetet.

“Unë pash në këto dy vjet e gjysë nji angazhim dhe vendosmëni. Ty vendet e dijnë se e ardhmja e tyne asht në BE, dhe dialogu duhet me u zhvillue dhe marrëveshjet të zbatohen”, tha ajo.