Mogherini dhe Hahn i bajnë bashkë në New York liderët e Ballkanit Perëndimor

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, dhe Komisioneri për zgjanim i bllokut, Johannes Hahn, takuen udhëheqësit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkueme në New York.

“Rikonfirmuem mbështetjen e qartë të BE’s për perspektivën e zgjanimit me Ballkanin Perëndimor, ashtu siç asht thanë së voni edhe në nivel të Këshillit Europian, edhe nga Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në fjalimin e tij vjetor”.

“Në përputhje me këtë angazhim, Bashkimi Europian po rrit mbështetjen ndaj të gjithë partnerëve, drejt objektivave të arritshme dhe realiste, në mënyrë që përparimi i tyne me qenë i pakthyeshëm deri në fund të mandatit tonë”, thanë përmes nji deklarate të përbashkët Mogherini dhe Hahn.

“Jemi të kënaqun që Presidenti i Malit të Zi, Filip Vujanovic, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, Kryesuesi i Presidencës së Bosnes, Dragan Çovic, Kryeministri i Shqipnisë, Edi Rama, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic dhe kryeministri i ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Zoran Zaev, kanë konfirmue përkushtimin e tyne për realizimin e reformave, sidomos në drejtësi, sundim të ligjit dhe të drejta themelore, si dhe për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe të marrëdhanieve të fqinjësisë së mirë”, thanë Mogherini dhe Hahn.