Mogherini e Hahn e presin Brnabic, kjo asht kërkesa për Serbinë

Përfaqësuesja e Naltë e BE’s, Federica Mogherini ka thanë se pret që faza e re e dialogut Beograd-Prishtinë me qenë e suksesshme.
Mbas takimit me Kryeministren serbe, Ana Brnabic dhe Komisionerin Europian, Johanes Hahn, Mogherini nuk ka dasht me thanë asgja në lidhje me atë se a ke me nënshkrue ligjërisht marrëveshje detyruese Beograd-Prishtinë mbi normalizimin e marrëdhanieve, por theksoi se do të dialogohet për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe zbatimin e marrëveshjeve të arrituna, dhe në veçanti marrëveshjen për energji.

Mogherini dhe Brnabic theksuen se rruga e Serbisë në Bashkimin Europian arrihet me normalizimin e marrëdhanieve me Kosovën, tue shtue se dialogu i mbrendshëm për Kosovën asht i nji randësie të veçantë.

Kryeministrja serbe, ka kërkuar që Prishtina me inicue marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe si nji kusht kyç për suksesin e dialogut dhe normalizimin e marrëdhanieve me Beogradin.

Mogherini ka potencue se çelësi i suksesit të matejshëm të dialogut dhe fazës së re asht vullneti politik i të dyja palëve.

Ndërsa, Johanes Hahn asht shpreh i sigurt se Serbia do të ketë sukses në rrugën drejt BE’s.